Avokati i njohur Saimir Visha deklaroi në “Bardh a Zi” në ABC se në muajin tetor, gjykata e Shkallës së Parë do të ketë furtunë nga dorëheqjet e gjyqtarëve që nuk kanë kaluar ende në sitën e vetingut. Visha u shpreh se vetingu duhet të shkojë deri në fund të rrugës që ka nisur për pastrimin e sistemit të drejtësisë.
“Titullarët e prokurorisë së Përgjithshme i thërrisnin dhe u thonin të jepnin dorëheqjen. KPK nuk është një komision apo gjykatë. Ndryshe është KPA. Shkon avokati me mantel. Ajo që më bën përshtypje është se nuk kemi të bëjmë me një trupë komisionere që bie në dijeni të një fakti. Ato merren me të gjitha organet ligj zbatuese. SPAK nuk është vetëm një strukturë e shtetit.
Në muajin Tetor, gjykata e shkallës së parë do ketë furtunë nga dorëheqjet. Ky veting duhet të shkojë deri në fund. Vetingu duhet të japë produktin që sjell ndryshimin. Por po shkon në drejtim të kundërt. Problemi i dytë është se nuk justifikoheshin, u rritën rrogat. Por as kjo nuk solli asnjë lloj përmirësimi. Ka avokatë shumë të mirë profesionalisht”, deklaroi Visha. m.v/abcnews.al