Ky është momenti ku prokurori Dritan Gina ka tentuar të futet me forcë në seancën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi trupa gjykuese dha vendimin për ta shkarkuar nga detyra. Gazetari Ermal Vija ka siguruar për abcnews.al pamjet.
Kanë qenë punonjësit e gardës të cilët kanë ndaluar hyrjen e Ginas në sallën e KPK. Ndërkohë që seanca u zhvillua pa prokurorin, ai tentoi të futet me forcë duke debatuar për trupën gjykuese menjëherë pas vendimit për të.
Dritan Gina ngeci në rrjetën e vettingut, pas 8 seancash në KPK. Ai u shkarkua pasi janë gjetur probleme me pasurinë e tij. Më herët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar edhe gruan e Dritan Ginës, Rovena Gashin. Kujtojmë se Dritan Gina është akuzuar si gjobëvënës dhe është hetuar nga SHISH për korrupsion. g.v/abcnews.al