Në Maqedoninë e Veriut këtë të mërkurë janë konfirmuar të infektuar me Covid 491 raste të reja nga 3 747 testime dhe 16 persona kanë humbur jetën.
Prej rasteve të reja 232 janë në Shkup, Kumanovë 41, Shtip 26, Veles 20, Manastir 19, Ohër 17, Kavadar 16, Prilep 15, Strumicë 14, Sveti Nikole dhe Kratovë 10, Koçani dhe Radovish 8, Gostivar dhe Kërçovë 7, Gjevgjeli dhe Vallandovë 6, Strugë dhe Berovë 5, Resnjë 4, Tetovë dhe Probishtip 3, Kriva Pallankë, Vinicë dhe Demir Hisar 2, dhe nga 1 rast në Negotinë, Dellçevë dhe Makedonski Brod.
Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shëruar edhe 416.
Që nga fillimi i pandemisë ka pasur gjithsej 188.133 raste me koronavirus, ndërsa prej tyre 160.116 pacientë janë shëruar dhe 6.511 kanë humbur jetën./abcnews.al