Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ana njerëzore e personaliteteve, në objektivin e Edvin Çelos

schedule17:16 - 22 Shtator, 2021

schedule 17:16 - 22 Shtator, 2021

Nga Leontina Nikaj

Ana njerëzore e personaliteteve shqiptare nga fusha të ndryshme, artit, sportit, politikës dhe fesë vjen e realizuar nga objektivi i fotografit Edvin Çelo. Në një intervistë për “ABC” ai rrëfen rrugëtimin 10 vjeçar për realizimin e kësaj ekspozite që potencon forcën e portretit.

Megjithëse me këto personalitete shqiptare ai ka kaluar shumë kohë, me biseda të çlirëta, e para objektivit, Edvin Çelos i ka mjaftuar një sekondë që t’na sjell anën njerëzore, të zhveshur nga fuqia e profesionit.

Forca e portreteve, epiqendrën e ka tek sytë, herë ëndërrimtarë, tinzarë, dinakë, melankolik apo të perënduar. Si pikë të përbashkët dhe shenjë autorësie, është blici mbi to.

Këto figura janë sa të hapura, po aq edhe tekanjoze, por në këtë rast artisti veçon bashkëpunimin për të ardhur sy më sy, me publikun.

Emocionet e mbështjellin kryesisht për figurat që nuk jetojnë më. Kjo ekspozitë, pas Muzeut Historik Kombëtar, do të rrugëtoi në disa qytete shqiptare dhe Kosovë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!