Vrasësi serial Charles Manson është në prag të vdekjes

schedule11:46 - 16 Nëntor, 2017

schedule 11:46 - 16 Nëntor, 2017

Sipas mediave amerikane vrasësi serial Charles Manson është në prag të vdekjes. 82 vjecari është autori i masakrës në gusht të 1969-ës ku u vra dhe aktorja Sharon Tate.

Charles Manson, një nga vrasësit më famëkeq në historinë e Shteteve të BAshkuara të Amerikës është në prag të vdekjes. Lajmi është publikuar nga uebsajti Tmz. Në krye të një sekti të quajtur Familja, 82 vjecari ishte ideatori i dy prej krimeve më të rënda në historinë e vendit dhe për të cilat u dënua me burgim të përjetshëm. Në vitin 1969 ai urdhëroi vdekjen e aktores Sheron Tejt, bashkëshortja e regjizorit Roman Polaski dhe katër miqve të saj.

Menson ishte shtruar në spital në janar, sipas mediave amerikane për shkak të hemoragjisë së brendshme. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale por mjekët u shprehën se është shumë i dobët dhe nuk do e përballonte një ndërhyrje të dytë. Agjencia e lajmeve TMZ këmbëngul se është vetëm cështje kohe pasi shëndeti i tij nuk ka asnjë mundësi përmirësimi./abcnews.al