Disa javë pas asaj që ishte cilësuar si bomba e verës, pikërisht nënshkrimi i Leo Messit me PSG, Ronaldo “bojkotoi” lëvizjen duke u kthyer te Man United dhe duke monopolizuar qendrën e vëmendjes. Me kthimin e tij në “Old Trafford”, fanella e yllit portugez u bë më e shitura në histori pas nënshkrimit të një lojtari nga një ekip, siç raportohet nga kompania e shitjes së fanellave Fanatic.
Ky ndryshim i klubit të atletit më të njohur në botë shkaktoi eufori të tifozët në të gjithë botën. Por jo vetëm që i ka tejkaluar të gjithë kur bëhet fjalë për ndikimin, por transferimi i tij e ka bërë atë edhe futbollistin më të paguar në botë sipas renditjes së Forbes.
Ronaldo do të fitojë këtë sezon gati 107 milion euro bruto, duke përfshirë një rrogë afër 60 milion dhe më shumë se 40 milion fitime nga sponsorët personal dhe partneritete me marka të tilla si, Nike, Herbalife ose marka CR7, e cila përfshin parfume, veshje, hotele dhe palestra. Vetëm 3 atletë kanë më shumë fitime komerciale, tenisti Roger Federer me afërsisht 77 milion, basketbollisti Lebron James me 55.5 milion dhe lojtari i golfit Tiger Woods me 51 milion, shkruan Abcnews.al.
Me këtë ai ka arritur të kapërcejë Leo Messin, rivalin e tij më të madh gjatë karrierës. Argjentinasi, pas nënshkrimit të tij me PSG, ka vazhduar të fitojë afër 94 milion euro bruto, me një pagë prej 64 milion eurosh, por me fitime më të ulëta komerciale. Ishi i Barcelonës sponsorizohet nga kompani si Adidas, Pepsi e Budweiser.
Dy futbollistët e ardhshëm më të paguar i përkasin po ashtu ekipi parisien. Podiumi plotësohet nga braziliani Neymar, i cili në moshën 29-vjeçare dhe pas rinovimit të tij me klubin francez fiton 81 milion euro, pavarësisht se ka të njëjtën pagë si shoku i tij i skuadrës, Messi. Në vendin e katërt është Kylian Mbappe, larg figurave të brazilianit dhe argjentinasit.
Futbollisti francez, i cili përfundon kontratën e tij vitin e ardhshëm dhe gjithçka tregon se ai do të përfundojë te Real Madridi, merr rreth 37 milion euro. Paga e tij është vetëm 24 milion, 37.5% e asaj që marrin kolegët e tij.
Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah plotëson top-5, me fitim prej 35 milion eurosh, shumë afër shifrave të paraardhësit të tij në listë.
Spanjolli Andres Iniesta, në moshën 37-vjeçare, futet në top-10 si lojtari i vetëm në një ekip jo-evropian të pranishëm në listë. “Magjistari” merr gati 30 milion euro në Vissel Kobe, të njëjtën gjë që Lewandowski fiton si lojtar i Bayern Munich.
Paul Pogba, i cili si bashkëatdhetari i tij Kylian Mbappe është në vitin e tij të fundit të kontratës, merr 29 milion euro bruto në vit.
Lista plotësohet nga dy lojtarët e Real Madridit, Gareth Bale me 27.3 milion dhe Eden Hazard me 24.7 milion.
Ky i fundit merr pagë të njëjtë si uellsiani, por të ardhurat komerciale janë sa gjysma e partnerit të tij. r.t/abcnews.al/