Gjatë ditëve të fundit në Itali është vënë re një qëndrueshmëri përsa i përket shifrave të të infektuarve me Covid.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 3 377 raste të reja nga 330 275 testime dhe kanë humbur jetën 67 persona.
Ndërkaq në spital numri i pacientëve vijon të jetë i ulët, vetëm 7 pacientë janë shtruar sot në kujdesin intensive dhe 45 pacientë më pak se një ditë më parë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar 6 308 qytetarë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë shpallur të infektuar me Covid 4,641,890 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 130,421 persona./abcnews.al