Turisti belg i zhgënjyer me Shqipërinë: Plehra kudo

schedule16:27 - 21 Shtator, 2021

schedule 16:27 - 21 Shtator, 2021

Nga Valbona Davidhi 

Filipi është mjek nga Belgjika. Ai ka vizituar vendin tonë. Por duket i penduar që ndërmori këtë udhëtim.

“U zhgënjeva shumë tek sa shihja papastërti, plehra, plastikë kudo, mungesë infrastrukture. Njerëzit sigurisht janë të këndshëm, ka vende që janë të mira, por pjesa tjetër është zhgënjyese. Është një vend që nuk është I përgatitur për turizmin. Ka ende shumë punë për t’u bërë që vendi të jetë në nivelet normale të turizmit. Kam vizituar Malin e Zi, Kroacinë, Italinë, por janë shumë, shumë ndryshe nga Shqipëria. Thjesht zhgënjim,” thotë ai.

Mjekun belg e takuam në Parkun Kombëtar të Apollonisë që këtë vit duket se ka pasur një rritje të numri të turistë e në raport 2020 ku vendi ynë dhe gjithë bota u izolua prej pandemisë. Sipas drejtoreshës së parkut Ornela Dyrmishi, këtë verë ranë në sy vizitorë nga Afrika.

“Këtë vit ka një fluks më të lartë krahasuar me 2019 jemi me 10% më pak. kemi pasur shuëm nga ballkani perëndimor, por dhe nga lindja madje dhe nga Afrika dhe Azia. Kemi mbi 23 mijë turistë në parkun e apollonisë,” shprehet Dyrmishi .

Apollonia antike shtrihet në një sipërfaqe prej 140 ha. Ku vizitorë njihen me historinë teksa vizitojnë muzeu por dhe shijojnë ajrin e pastër të këtij parku të gjelbëruar. /abcnews.al