Michael Cohen, ish avokati personal i Donald Trump është dënuar nga drejtësia amerikane me 3 vite burg. Ai u shpall fajtor nga një gjykatës i Nju Jorkut. Cohen pranoi se ka kryer evasion fiskal, ka gënjyer Kongresin për mardhëniet e tij me Rusinë dhe ka shkelur ligjin elektoral duke përdorur fondet e fushatës për të blerë heshtjen e dy grave që kanë pasur mardhënie intime me Trump.
Ish bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit amerikan, tashmë i kthyer në armik i tij, pranoi të bashkëpunonte me hetuesit amerikanë në këmbim të reduktimit të dënimit. Cohen është anëtari i parë i rrethit të ngushtë të Trump që dënohet për hetimin e prokurorit special Robert Mueller. Ky i fundit heton lidhur me dyshimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e 2016-s dhe për bashkëpunimin e ekipit të Trump me Moskën./abcnews.al