I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Lajçak ka bërë thirrje për ulje të tensioneve, raporton Gazeta Express.
Lajcak përmes Twitterit ka thënë se duhet të mundësohet liria e lëvizjes në pjesën veriore.
“I informova Shefat e Misioneve të BE-së mbi situatën në veriun e Kosovës. Jam i shqetësuar dhe thërras për deeskalim të menjëhershëm. Është e rëndësishme që të ulen tensionet, të rikthehet atmosfera paqësore dhe të lejohet liria e lëvizjes. Ne qëndrojmë të gatshëm për të lehtësuar bisedimet mbi të gjitha çështje e hapura të dialogut”, ka shkruar Lajçak. /abcnews.al/
I briefed EU HoMs on the situation in the north of Kosovo. I’m concerned & call for immediate deescalation. It’s important to reduce tensions, restore a peaceful atmosphere & allow for freedom of movement. We stand ready to facilitate talks on all open issues in the Dialogue. pic.twitter.com/2HvqC0ldmS
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 21, 2021