Reciprociteti bën “bashkë” Kurtin dhe Haradinajn, kreu i AAK-së: Nuk duhet të ketë kthim pas

schedule21:13 - 20 Shtator, 2021

schedule 21:13 - 20 Shtator, 2021

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat. Ai shprehet se veprimet e sotme janë vazhdim i dakordimeve të mëhershme, ndërsa se nuk duhet të ketë kthim prapa nga vendosja e kësaj mase reciprociteti,

“Mendoj se kjo qeveri është mjaft e kujdesshme në marrëdhëniet me Serbinë veçanërisht në aspektin e interesave ekonomike vërtetë i ka ndihmuar Serbisë, prej heqjes së taksës dhe pastaj lehtësira të tjera si rasti i taksës mbrojtëse për bllokat ndërtimor. Janë shumë dëshmi që flasin se qeveria Kurti ka qenë e mirëkuptueshme ndaj Serbisë. Veçanërisht ky mirëkuptim e ka mbërri kulmin te pagesa e rrymës dy herë nga 11 milionë janë shuma të mëdha’, thotë Haradinaj.

“Mendoj se i ka përkëdhel me kujdes edhe serbët e veriut edhe Serbinë ndërsa veprimet e sotme janë pasojë e dakordimeve të mëhershme, pra nuk janë rezultat i ri por pasojë, vazhdim i dakordimeve të mëhershme. Nuk e shoh pse duhet Serbia me shpreh nervozë, sepse kjo ka qenë e pritur që do të ndodh”, theksoi Haradinaj.

“Është kohë fushate, kryeministri e shfrytëzoi edhe në parlament. Realisht shpjegimi me tabela ishte i panevojshëm. Mendoj se po zbatohet lidhi dhe po zbatohet Kushtetuta. Ajo që s’duhet të ndodh është të mos ndodh kthimi prapa”, shtoi kryetari i AAK-së. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!