E ardhmja e De Ligt e pasigurtë, Juventusi ndjek mbrojtësin e Romës

schedule10:13 - 20 Shtator, 2021

schedule 10:13 - 20 Shtator, 2021

Nevoja për të forcuar prapavijën po e detyron Juventusin të kërkojë një qendërmbrojtës në Serie A. Chiellini do të vazhdojë të jetë lider, por De Ligt me  shumë gjasa do t’i thotë lamtumirë skuadrës verën e ardhshme. Kjo ka bërë Fede Cherubinin të vendosë në radarë mbrojtësin e Romës, Gianluca Mancinin.

Me një vlerë në treg prej 30 milion eurosh, dhe një kontrate deri në vitin 2024, është një opsion i përballueshëm dhe jashtëzakonisht tërheqës për torinezët, të cilët tashmë e kanë kontaktuar agjentin e mbrojtësit.

Në moshën 25 vjeçare, Mancini është në momentin e tij më të mirë në karrierë, duke qenë gjithashtu pjesë e kombëtares së Italisë.

Çmimi fillestar i tij do të ishte 40 milion euro, një shifër që klubi romak e konsideron të drejtë të heqë dorë nga super mbrojtësi. Ndërkohë nga  bordi drejtues i kryeqytetit po punojn për t’i ofruar një kontratë më të mirë futbollistit për të shmangur largimin e tij, edhe pse tani nuk është përparësi, pasi më parë është e nevojshme të sigurohen Pellegrini dhe Cristante. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!