Sipas disa mediave italiane, Juventusi do të blejë përfundimisht kartonin e Alvaro Moratoas. Në parim, pas largimit të Cristiano Ronaldos nuk ishte e qartë nëse klubi italian do të mbante spanjollin në skuadër, por Allegri së fundmi ka dalë në një përfundim.
Tekniku italian është shumë i kënaqur me paraqitjet e Moratas dhe nëse asgjë nuk ndryshon sulmuesi do të bëhet pronë e skuadrës së Torinos.
Duhet kujtuar se marrëveshja që ata arritën me Atletico Madridin përcaktonte një mundësi blerjeje prej 35 milion eurosh, një shumë që “zonja e vjetër” duhet ta paguajë.
Futbollisti nga ana e tij është i lumtur në Torino dhe tashmë ka dhënë “ok” për të vulosur vazhdimësinë e tij te Juventusi. /abcnews.al/