Vuçiç: Fajtorët janë Prishtina e Beogradi

schedule22:50 - 12 Dhjetor, 2018

schedule 22:50 - 12 Dhjetor, 2018

Faji për situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, është i Prishtinës dhe Beogradit, e jo i Federica Mogherinit. Ka qenë ky reagimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, një ditë pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës Haradinaj. Ky i fundit u shpreh se Mogherini, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, është fajtore për situatën aktuale.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, reagoi pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ky i fundit u shpreh një ditë më parë se përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, është fajtore për situatën aktuale në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai ka theksoi se për këtë situatë, fajtorë mund të jenë vetëm Beogradi dhe Prishtina. Vuçiç gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) theksoi se princi, sheiku Mohamed Bin Zayed Al Nahjan, këshilloi Serbinë ta ruajë paqen.

“Ai e njeh shumë mirë situatën në rajon tonë, por për herë të parë ka thënë që të shmanget çdo lloj përplasjeje dhe të gjejmë zgjidhje për Kosovën me amerikanët dhe rusët. Pasi vetëm si e tillë do të mund të pranohet dhe europianët”, u shpreh ndër të tjera Vuçiç./abcnews.al