“Jelekët e verdhë” mes protestës dhe biznesit

schedule13:02 - 12 Dhjetor, 2018

schedule 13:02 - 12 Dhjetor, 2018

I kthyer në një simbol të protestës në Francë, jelekët e verdhë janë artikulli më i shitur kohët e fundit në Francë. Firmat prodhuese kineze, qe eksportojnë këto mallra në Francë, kanë përfituar duke rritur çmimin deri në 22 % .

Vlejnë pak euro jelekët e verdhë të emergjencës që mbahen në automjete në rast urgjencash, dhe që janë bërë simboli i protestës së francezëve. Por dhe pse pak euro, biznesi i tyre është duke lulëzuar aktualisht. Dhe në fakt çmimi i tyre tashmë është rritur me 22 për qind.

Furnizuesit, pothuajse të gjithë kinezë, artikujt e të cilëve po shiten shumë, kanë fituar më shumë se asnjëherë më parë. Dhe për këtë arsye kanë rritur çmimet. Lajmi është konfirmuar nga televizioni francez BFMTV, që ka krahasuar pesë modelet e jelekëve që shiten më shumë në Amazon. Rritja e çmimit shkon deri në 48 për qind, por asnjë jelek nuk kushton më shumë se tetë euro pavarësisht rritjes së ndjeshme.

Rritja e çmimit është automatike pasi llogaritet me anë të një algoritmi. Dhe firmat kineze që shesin jelekët po fitojnë më shuma të mëdha brenda një kohe të shkurtër duke shitur një sasi të paprecedentë. Dyqanet të cilat normalisht shisnin 4 deri në pesë jelekë të verdhë në ditë, tashmë janë boshatisur dhe kanë bërë kërkesa për furnizim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!