OKB: Globi drejt katastrofës nga ngrohja globale

schedule08:35 - 20 Shtator, 2021

schedule 08:35 - 20 Shtator, 2021

Sipas një raporti të ri të OKB-së për klimën, bota ndodhet drejt një “rruge katrastrofale“. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres, thotë se nga ngrohja globale kërcënon një “humbje masive e jetëve të njerëzve.“

Bashkësia ndërkombëtare me shumë gjasa nuk e arrin dot objektivin për kufizimin e ngrohjes globale deri në 1,5 gradë Celcius. Një raport i ri i Agjencisë së Klimës të OKB-së arrin në përfundimin, se „bota ndodhet në një rrugë katastrofale në drejtim të ngrohjes globale 2,7 gradë Celcius.”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

NYC, UN | Vereinte Nationen | Antonio GuterresSekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres

Humbje masive e jetëve të njerëzve

Nga 191 vende pjesëmarrëse të Marrëveshjes së Parisit vlerësohet e premtohet, se ngrohja globale duhet të kufizohet nën 2 gradë krahasuar me periudhën paraindustriale. Më së miri në bazë të Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015, ajo duhet të kufizohet në 1,5 gradë. Kjo kërkon reduktimin masiv të emetimit të gazrave karbonikë. Nëse ky objektiv nuk arrihet, kërcënon “humbje masive e jetëve të njerëzve dhe bazës jetësore”, paralajmëroi Guterres.

Raporti i OKB-së pas verifikimit të objektivave kombëtare arrin në konkluzionin, se emetimet e gazrave karbonikë në fund të kësaj dekade, do të jenë 16% më të larta se në vitin 2010. “Të gjitha shifrat e përgjithshme të emetimeve të gazrave karbonikë lëvizin në drejtim të gabuar”, tha drejtuesja e OKB-së për klimën, Patricia Espinosa. Në bazë të Marrëveshjes së Parisit, vendet duhet të verifikonin objektivat e tyre deri ë fund të vitit 2020. Por deri në korrik të këtij viti vetëm 113 vende kanë ofruar të dhënat shqyrtuara rishtazi.

Patricia Espinosa Generalsekretärin der Klimarahmenkonvention der Vereinten NationenPatricia Espinosa

“…ndryshe njerëzit do të paguajnë një çmim tragjik”

Me këto të dhëna të reja të vendeve, emetimet e këtij grupi, ku bën pjesë BE dhe SHBA do të uleshin deri në vitin 2030 me 12% krahasuar me 2010-n. Kjo është një “shkëndijë shprese”, por që nuk e ndryshon “pamjen e errët të përgjithshme”, thekson Espinosa.

Guterres paralajmëroi krerët e shteteve dhe qeverive gjashtë javë para Konferencës Botërore të Klimës në Glasgou të bëjnë më shumë. “Ka ardhur koha që krerët e shteteve dhe qeverive të ngrihen e veprojnë, ndryshe njerëzit do të paguajnë një çmim tragjik”, tha ai. Këtij apeli iu bashkangjit edhe presidenti amerikan, Joe Biden. „Ne duhet të paraqesim në Glasgou qëllimet tona më ambicioze”, tha ai. “Koha po na mbaron.”

Symbolbild Klima 2019

Muajin e kaluar Këshilli Botëror i Klimës, IPCC kishte bërë të ditur, se ngrohja globale me 1,5 gradë Celcius mund të arrihet që në 2030, një dekadë më parë se pritej. /DW