Isco Alarcon më në fund do të largohet nga Real Madridi në merkaton e dimrit. Futbollisti përfundon kontratën në verën e ardhshme dhe nuk do ta rinovojë, kështu plani është që ai të shitet në merkaton e ardhshme.
Pasi nuk e bindi Ancelottin, i cili shtyu largimin e tij për shkak të dëmtimit të Kroos, Ceballos dhe lamtumirës së Odegaard, transferimi i lojtarit nga Malaga nuk ka kthim prapa dhe klubi po punon për t’u gjetur atij një destinacion të ri.
Edhe pse Milani e Juventusi e vlerësojnë nënshkrimin e tij, lojtari dhe familja e tij janë të përkushtuar të vazhdojnë në Spanjë dhe këtu do të hynin Sevilla dhe Valencia. Lopetegiu dëshiron ta këtë përsëri në komandën e tij, pasi gjithmonë e vlerësonte atë, si me Raalin ashtu edhe me kombëtaren.
Javët e fundit, Valencia i është bashkuar listës së klubeve, dhe synon të futet shpejt në bisedime. Tani topi është te Isco, i cili do të duhet të vendosë nëse ka një pjesë të dytë të sezonit në Madrid, apo do të ketë një destinacion të ri. /abcnews.al/