Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Burrel-Ulëz, ku si pasojë mbetën të plagosur shoferi Z. Ç. dhe 5 pasagjerët.
Mësohet se të gjithë të plagosurit i përkisnin së njëjtës familje nga Dibra. Ndërkohë raportohet se si pasojë e plagëve të marra një nga të plagosurit është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërsa 5 të plagosurit e tjerë janë dërguar me urgjencë në Tiranë.
Dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë lagështia në rrugë. Makina me të cilën udhëtonte familja nga Dibra është kthyer përmbys dhe ka rënë jashtë rrugës nga një urë.
Në pamjet e siguruara nga ABC shihet se hapësira ku kishte rënë makina e aksidentuar ishte e mbuluar nga pemët dhe kalimtarët e rastit nuk mund të kuptonin nëse ka ndodhur aksident. Mësohet se ka qenë një nga personat e aksidentuar që ka mundur të dalë në buzë të rrugës për të kërkuar ndihmë, duke shmangur kështu një tragjedi . /abcnews.al