Re dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

schedule07:33 - 19 Shtator, 2021

schedule 07:33 - 19 Shtator, 2021

Mbeti në ndikimin e motit të paqëndrueshëm, ku herë pas herë do ketë zhvillim të vranësirave konvektive duke krijuar mundësi për rrebeshe afat-shkurtra dhe të izoluara shiu në të gjithë territorin kryesisht në veri dhe qendër. Por intervalet me kthjellime do të jenë të shpeshta përgjatë 24 – orëshit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por mesdita do të ruajë vlera konstante duke u luhatur nga 12°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në det dallgëzim  mbi 2 – 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Mbeten në ndikimin e motit të paqëndrueshëm Europa Qëndrore dhe pjesërisht Juglindja e kontinentit ku vranesirat dhe shirat do te jene preznete. Ndersa; alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të ketë pjesa tjeter e Europes, ku më të dukshme kthjellimet paraqiten në Jugperëndim të Europes.

Kosova

Vranësirat e shpeshta do të sjellin në një pjesë të mirë të Kosovës rrebeshe afatsh-kurtra shiu. Por më të fokusuara reshjet do të jenë në Veriperëndim të vendit. Gjatë mesditës dhe mbrëmjes priten edhe intervale me kthjellime.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia vijon me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në zonën Veriore dhe Veriperëndimore të territorit. Pjesa tjetër e vendit do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat në ndonjë zonë të izoluar mund të sjelli momente me pika shiu.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!