Në Korçë është ndezur sfida mes Skënderbeut dhe Partizanit. Fillimisht ishte Tedi Cara që i dribloi të gjithë e më pas gjeti një pengim në zonë.
Gjyqtari akordoi penallti e më pas vendosi ta konfirmojë në VAR, duke akorduar 11-metërsh.
Stenio Junior e mori përsipër penalltinë dhe nuk gaboi përballe portierit Rexhepi, duke tundur rrjetën në minutën e 56-të.
Me të nisur topi nga mesi i fushës Damchevski dhe Alban Hoxha nuk u morën vesh me njëri-tjetrin dhe i hapën rrugë Elvi Berishës për të shënuar golin e barazimit. /abcnews.al