Menjëherë pas betimit te Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë e re. Kreu i qeverisë i njohu menjëherë me Kodin Etik që duhet të respektojnë ministrat, përfshirë ndalimin e udhëtimeve të luksit, dhuratat, apo përdorimi i makinës. Ai theksoi se nëse evidentohen shkelje nga ana e ministrave, do të duhet të kërkojnë falje publike. Por në rast se ata e përsërisin një shkelje, do të duhet të japin dorëheqje.
“Qytetarët na kanë besuar shërbimin e lartë të qeverisjes së vendit. Në kod nuk shkruhet që asnjë anëtar i qeverisë nuk mund të fluturojë me business class jashtë shtetit. Aty nuk shkruhet që; as që anëtarët e qeverisë të udhëtojnë me business class, apo të shkojnë në udhëtime jashtë vendit, apo të pinë kafe. Apo për dreka dhe darka. Këtu se kam fjalën kur ministrat janë jashtë me punë.
As edhe që të drekojnë, përveç për festa familjare, apo drekat edhe darkat janë për arsye pune. Dy të parat për udhëtimet dhe pushimet përgjithësisht janë zbatuar. Kjo ka ndryshuar më parë që anëtarët e qeverisë udhëtonin si biznesmenë apo shulleheshin në plazhet e botës. Një ministër nuk mund të pranojë bileta udhëtimi nga kompani private për bashkëshortin. E njëjta gjë vlen edhe për veturat e qarkullimit në rrugë. Po njësoj edhe ndalimi i makinës së ministrit nga familjarët në mungesë të tij. Ndalimi në kafene dhe lokale në ditët e punës. Kjo është edhe arsyeja që desha ta them që të gjithë ta dimë, qeveria ka një Kod Etik dhe nuk është vetëm një kornizë normash. Dua ta bëj me dije s enë rastin e parë të mos respektimit ministri përgjegjës duhet të kërkojë ndjesë publike,” tha Rama. g.v/abcnews.al