Me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim u miratua mëngjesin e sotëm në një seancë maratonë, qeveria e re “Rama 3’. Ndërkohë është zbardhur edhe mënyra sesi kanë votuar deputetët.
Në faqen e Kuvendit është publikuar lista, ndërsa janë nëntë deputetë që nuk kanë marrë pjesë në votim. Mes tyre është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nuk ishte i pranishëm gjatë gjithë seancës. Gjithashtu edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi si dhe tre deputetë të kësaj force politike nuk kanë votuar. Ndërsa deputeti Agron Çela, i LSI është i vetmi që ka abstenuar.
Votat pro janë 74 të PS dhe 3 deputetët e PSD. Ndërsa 53 kundër të PD.
Deputetët që nuk kanë votuar janë:
Sali Berisha
Nustret Avdulla
Vangjel Dule
Shpëtim Idrizi
Seladin Jakupllari
Monika Kryemadhi
Fatmir Mediu
Flamur Noka
Petrit Vasili
Erisa Xhixho
Agron Çela- Abstenim
Lista e plotë:
g.v/abcnews.al