Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pasi publikoi foton me stërgjyshen, Bebe Rexha tregon ushqimin e preferuar shqiptar

schedule18:41 - 16 Shtator, 2021

schedule 18:41 - 16 Shtator, 2021

Ditën e djeshme, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është bërë nostalgjike për kohën kur ishte fëmijë. Edhe padyshim, kujtimet e saj lidhen ngushtë edhe me vendlindjen.

Ajo ka postuar një foto ku shfaqet bashkë me stërgjyshen e saj, në kohën kur ishte vetëm 4 vjet.

“Unë me stërgjyshen time në Gostivar, Maqedoni, kur isha 4 vjeç”, ka shkruar Rexha krahas fotografisë.



 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Mes shumë komenteve, ai që ka marrë më shumë vëmendjen ishte i një ndjekëse, e cila i ka shkruar:

“Hey Bebe. E di që të mungojnë turshitë dhe ajvari.”

Ky koment nuk ka mbetur pa rënë në sy të artistes, e cila ka zbuluar se porosit ushqimin tradicional shqiptar dhe në Los Angeles.

“Unë porosis ajvar në shtëpinë time në Los Angeles!”, ka shkruar ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!