Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Artisti shqiptar zotëron 3 galeri arti në Santorini, rrëfen takimin me Jeff Bezos

schedule09:18 - 16 Shtator, 2021

schedule 09:18 - 16 Shtator, 2021

Eduart Gjopalaj është një mjeshtër i punimit të drurit. Profesionin e ka fituar në mënyrë autodidakte dhe tashmë ka 3 galeri arti në Santorini. Gjatë një interviste për “Abc-ja e mëngjesit”, ai tregoi se në fillim punonte si marangoz dhe skulpturën e ka nisur krejt rastësisht.

“Në fillim fillova pasditeve pas pune kur kisha kohë të lirë, ku rastësisht gjeta dhe vegla për skulptor. Kur bëra dhe skulpturën e parë ishte dhe habi për mua.Skulptura e parë ishte monumenti antik me përkrenaren e Skënderbeut. Aty kuptova se duhet ta ndjek. Aty filloi çdo gjë. Dyqanin e parë e hapa në 2005 por ishte e vështirë sepse punoja ditën që të paguaja qiranë dhe shpenzimet. “, tha ai.



Më tej, Eduarti tregoi dhe historinë e pabesueshme me miliarderin Jeff Bezos. Ai tregoi se kishte vizituar njërën prej galerive të artit që zotëron, por nuk e kishte njohur. “Në Korrik, vjen një grup amerikanësh dhe nuk iu dhashë shumë rëndësi. Atë ditë për mua të gjitha skulpturat ishin shitur dhe tipi nuk pyeti, por akoma nuk e kisha idenë se kush ishte futur në dyqan.

Kur dolën më thanë se ishte Jeff Bezos. Ishte dhe me syze ku ta njihja. Po ta dija se kush është ai nuk do të ikte nga galeria pa bërë muhabet me një shqiptar. “, tha ai.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!