Rënia e ashensorit, lirohet tekniku: Nuk kam faj, unë e riparova, por s’e kontrollova

schedule18:00 - 15 Shtator, 2021

schedule 18:00 - 15 Shtator, 2021

Nga Ermal Vija

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Dëfrim Shabanin, teknikun e ashensorit që ra pak ditë më parë në një pallat në “Astir”. Në seancën me dyer të mbyllura, prokuroria kërkoi arrest me burg me afat 40 ditë për Shabanin me qëllim që të kryhej akt-ekspertimi i ashensorit.

Burime nga gjykata bëjnë me dije se, Shabani ka deklaruar se nuk ishte faji i tij për incidentin që ndodhi mbrëmjen e së shtunës. Përballë hetuesve 44-vjeçari ka treguar se e kishte riparuar asshensorin, por nuk kishte kryer kontrolle të mëtejshme.

“Kam qenë tek ashensori tre ditë para se të rrëzohej, për një defekt që ka pasur. U mora vetëm me riparimin e defektit që pashë por nuk bëra kontrollon teknik të ashensorit”  tha ai.

Nga rënia e ashensorit në një pallat në zonën e “Astirit” në Tiranë dy gra mbetën të plagosura, njëra prej tyre shtatzënë.

Për ngjarjen në pranga përfundoi tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorit, Dëfrim Shabanin, ndërsa u vendos në procedim në gjendje të lirë vëllai i tij, Dritan Shabani i cili është administratori i  pallatit./ Abcnews.al