Reperi i njohur 2 Ton, është gjobitur nga Policia e Kosovës, pasi ka shkelur masat anti-Covid. Ai ka thyer rregullat, duke dalë me makinë gjatë orës policore në Kosovë (pas 22:00).
Reperi e publikoi në Instagram imazhin e gjobës dhe shkroi me ironi në mbishkrimin e saj se ai po dënohet si çdo qytetarë i zakonshëm i pavaksinuar, ndonëse ai vet e ka marrë vaksinën.
“Me vaksinë a pa vaksinë, dënimin e njëjtë e ki”, ka shkruar 31-vjeçari në InstaStory.

2 Ton ka qenë mjaft aktiv gjatë verës, duke publikuar dy projekte muzikore “Corazon” dhe “Qika”, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga publiku./abcnews.al


