Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 2035 testime të realizuara 183 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 531 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërkaq, 18 pacientë e kanë humbur betejën me sëmundjen.
Si në të gjithë botën edhe në Maqedoni situata nga koronavirusi nuk është optimiste me vjeshtën që pritet që të rrisë akoma më shumë numrat./ Abcnews.al