Futbolli shqiptar tronditet sërish nga dhuna

schedule22:44 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 22:44 - 10 Dhjetor, 2018

Ndeshjet e futbollit shqiptar u bënë sërish arenë dhune. Në Delvinë dhe në Peqin pati goditje ndaj lojtarëve miq, njëri prej të cilëve përfundoi edhe në spital.

Superliga sikur e ka harruar, por jo kategoritë më poshtë. Nëse e mbani mend sesi u katandis sfida e javës së parë të sezonit, Skënderbeu-Partizani, atëherë do të kuptoni se kështu ndodhi këtë fundjavë në Kategorinë e Dytë. Jo saktësisht hyrje masive e tifozëve në fushë, por e individëve të caktuar, me pasojë dhunën nga skuadrave mike. Në Delvinë, kanë qenë lojtarët vendas që janë përplasur me ata të ardhur nga Skrapari, ndërsa nga disa tifozë janë hedhur sende të forta në fushë.

Nga dhuna, portieri mik, Spaho, u dërgua në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm, ndërsa pasojat e tjera u shmangën nga ndërhyrja e policisë, që fillimisht qendronte jashtë stadiumit. Përplasje fizike edhe në Peqin, në ndeshjen Shkumbini-Albpetrol i Patosit, sërish me pasoja për miqtë. Albpetroli akuzoi se disa tifozë hynë në fushë dhe goditën mesfushorin Markelo Nastro, duke i shkaktuar hematomë poshtë syrit dhe dëmtime në kraharor.

Kapiteni patosarak, Eldison Kapo, akuzon trajnerin peqinas dhe njërin nga lojtarët si nxitës të dhunës nga tifozët. Gjithsesi, Albpetroli arriti të merrte barazimin pa gola në Peqin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!