Në kuadër të menaxhimit të situatës pandemike në vend këtë të martë në Kosovë kanë mbërritur mbi 53 mijë doza të vaksinave Pfizer.
Mediat bëjnë me dije se këto doza janë nga kontrata e rregullt që ka Ministria e Shëndetësisë me këtë kompani. Sipas të dhënave të fundit nga kjo ministri, numri total i vaksinave të dhëna në Kosovë është 1073406.
Numri i të vaksinuarve me dozën e parë është 327 mijë e 264, ndërkohë me të dyja dozat është 373 mijë e 071./abcnews.al