“Respekt për Real Madridn, por pa frikë,” ishin fjalët e Simone Inzaghi pak para debutimit të tij në Champions League me Interin.
Ai është shprehur se i ka idetë e qarta dhe tregoi besim dhe optimizëm.
I pyetur se a do të ndikojë humbja e dyfishtë e Interit përballë Realit vitin e kaluar, ai u përgjig:
“Ajo që ka shkuar ka shkuar, përfshirë edhe sfidën e dyfishtë sezonin e kaluar përballë Realit. Ne kemi një mundësi të shkëlqyeshme për të shkruar një faqe të rëndësishme për të tashmen tonë. Nuk do jetë një grup i lehtë, por në duam të kalojmë tutje.”
Interi ka tre sezone radhazi që nuk kalon dot fazën e grupeve, dhe për këtë Inzaghi u shpreh kështu:
“Përvoja në ndeshje të tilla është shumë e rëndësishme. Ne e dimë që nga dita e shortit se grupi nuk do të jetë i lehtë sepse, përveç Realit, do të jenë edhe dy skuadra që do të bëjnë gjithçka për të na vënë në vështirësi. Kemi edhe dy seanca stërvitore për t’u përgatitur për çdo të papritur, kundër një ekipi me tradita të mëdha dhe me një trajner të madh. /abcnews.al/