Mjeku shqiptar Kita Sallabanda Diaz, në një lidhje me Skype për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” tha se Delta është 7 herë më ngjitës se variantet e tjera por është më pak agresiv. Ai u ndal tek testi i ri që ka zhvilluar Spanja për të matur imunitetin qelizor kundër Covid-19. Sipas tij, testi është efektiv si për ata që kanë kaluar infeksionin ashtu dhe për ata që janë vaksinuar.
Ai shpjegoi se testi mund të jetë gjithashtu i dobishëm për të përcaktuar nëse është e nevojshme një dozë e tretë vaksine. Përdoret një mekanizëm të përdorur për për zbulimin e turbekulozit, duke kontrolluar reagimin e lëkurës. “Në Spanjë kemi filluar një metodë të avancuar për të treguar mbrojtjen celulare. Ky është një test i konfirmimit të celulave mbrojtëse.
Injektojmë një medikament në lëkurë dhe sipas reaksionit, në nivele të ndryshme të përgjigjes që kemi në lëkurë, vërtetojmë mbrojtjen në nivel qelizor. Ky test i shpejtë bën një hap të rëndësishëm përpara për të parë si e keni mbrojtjen qelizore. Bëhet për ata që kanë kaluar Covid dhe ata që kanë bërë vaksinat. Për të vendosur nëse duhet apo të bëjnë dozën e tretë duhet të dimë nivelin e mbrojtjes.
Nëse është i mjaftueshëm nuk ka nevojë për vaksinën e tretë. Bëjnë testin qelizor dhe me këtë vërtetojmë si e kemi mbrojtjen qelizore ndaj proteinës që na shkakton dëmtime të Covid-19. Kjo na tregon të marrin vendime nëse duhet ta bëjmë vaksinën e tretë, apo çfarë niveli është mbrojtja.”, u shpreh mjeku. /abcnews.al