Bayern Munchen sfidon nesër Barcelonën në ndeshjen e parë të fazës së grupeve dhe kjo është përballja e parë pas fitores me shifrat 8-2 dy sezone më parë. Para kësaj sfide në konferencë për mediet foli trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann.
“Bayern është në tre klubet e para në Europë. Sigurisht që është trofeu më i dëshiruar në futbollin e klubeve europiane. Mendoj se të gjithë lojtarët duan ta fitojnë sërish Champions League. E njëjta gjë vlen edhe për mua, natyrisht.
Barcelona me siguri nuk e ka ekstravagancën që kishte Messi, por ata kanë lojtarë të tjerë të rëndësishëm. Ne jemi të përgatitur për gjithçka. Mendoj se ata nuk janë shumë keq. Normalisht ne duam të shënojmë më shumë e të fitojmë.
Gnabry do të jetë me ekipin, Tolisso jo. Coman është, por nuk është në gjendje për ta nisur nga fillimi. Për Gnabry do të duhet të presim dhe të shohim. Do vendosim për të shumë shpejt. Sa i takon Lewandowskit, gjërat duken mirë përsëri”, përfundoi Nagelsmann. /abcnews.al