Një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa të njëjta si ajo e Fierit tre ditë më parë është parandaluar sot në kryeqytet. Policia njofton se në pranga është vënë një 25-vjeçar me iniciale Sh.R. i cili përndiqte ish-bashkëjetuesen duke e kërcënuar.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. R., 25 vjeç, sepse në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish bashkëjetueses.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Të premten në mbrëmje 31-vjeçari Elton Meta vrau me armë zjarri ish-gruan e tij Sabrina Bengaj vetëm 23-vjeç pasi kjo e fundit ishte larguar në shtëpinë e prindërve dhe nuk pranonte të rikthehej me të. m.v/abcnews.al