Vëllai i pacientit të shtruar në Infektiv: Prej 4 ditësh asnjë informacion nga mjekët

schedule15:18 - 13 Shtator, 2021

schedule 15:18 - 13 Shtator, 2021

Numri i pacientëve në Infektiv rritet nga dita në ditë. Ndërkohë familjarët e tyre të cilët qëndrojnë jashtë spitalit ankohen se nuk kanë asnjë informacion për të afërmit e tyre.

Një qytetar vjen nga Rrogozhina. Prej katër ditësh qëndron jashtë rrethimit, në oborrin e spitalit infektiv. Ka të shtruar vëllain me Covid, por ende nuk ka marrë një informacion nga mjekët se si është gjendja e tij.

Çdo 30 minuta në urgjencën e spitalit infektiv paraqitet një autoambulancë.

Të sëmurët shkojnë me vonesë në spital, kryesisht në javën e dytë të simptomave. Sipas mjekëve, është e gabuar trajtimi me oksigjen në shtëpi pasi kjo vështirëson kurimin në spital.

Pacientët i përkasin të gjitha grupmoshave. E shtruar në infektiv është dhe një vajzë 30 vjeçare shtatzënë, e pa vaksinuar. Mjekët thonë se ajo ndodhet në gjendje stabël./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!