Petkoviç: Albin Kurti pranoi ekzistencën e arkivave të UÇK-së

schedule13:46 - 13 Shtator, 2021

schedule 13:46 - 13 Shtator, 2021

Drejtori i të ashtuquajturës, Zyrë Serbe për Kosovën, Petar Petkoviç,  ka reaguar pas lajmit se kryeministri Albin Kurti ka pranuar ekzistencën e arkivave të UÇK dhe se është gati t’i hapë ato.

Mediat serbe bëjnë me dije se ai ka deklaruar se kjo është mënyra e vetme për të bërë ndryshimin e shumëpritur në sqarimin e fatit të 1,600 personave të zhdukur.

Beogradi është një partner absolutisht i besueshëm në përmbushjen e të gjitha detyrimeve të tij nga dialogu dhe një bashkëbisedues në bashkëpunimin në fushat që përfaqësojnë trashëgiminë e qytetërimit, siç është edhe kërkimi i të zhdukurve”, ka thënë Petkoviç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!