I shpërdoruar përpara dhe i paqëndrueshëm prapa, me një Handanovic me të pasigurtë se kurrë. Kjo ishte fytyra e Interit në Marassi. Vetëm një pikë, që nënkupton braktisjen e kruet të rënditjes.
Asnjë alarm për Nerazzurri, siç tha Simone Inzaghi në fund të ndeshjes, vetëm një frenim kundër një kundërshtari menjëherë pas pushimit për ekipet kombetare.
Por shqetësim po dhe ka të bëjë me kushtet e Stefano Sensit, i cili po lufton me një tjetër dëmtim. Lojtari iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore dhe rezultati ishte se mesfushori ka një lëvizje të ligamentit kolateral medial dhe do të rivlerësohet javën tjetër.
Mbetet në dyshim për Real Madridin, Alessandro Bastoni, edhe pse lajmet janë pozitive. Një kthim i mundshëm, nuk do ta bënte atë titullar me Inzaghin që do të shmange rreziqet.
Dimarco do të jetë përsëri titullar, autori i golit të mrekullueshëm nga një goditje dënimi që zhbllokoi rezultatin në Genoa. Në sulm, Lautaro – Correa së bashku nga minuta e parë. /abcnews.al/