Një skenar i rimarrjes së një anije që është sulmuar nga piratët përfshinte demonstrimin e forcës nga Njësia e Misioneve Nëndetëse të Rojës Bregdetare greke gjatë një stërvitje të dielën në mëngjes në Portin e Selanikut. Pas stërvitjes, Ministri i Transportit Giannis Plakiotakis u shpreh se aftësitë që tregoi struktura ishin shumë të larta.
“Dua të përgëzoj stafin e Njësisë së Misioneve Nëndetëse për nivelin e lartë të trajnimit, dhe aftësitë e veçanta që ata kanë zhvilluar.
Ne të gjithë ndihemi të sigurt kur kemi drejtues të tillë në Rojet Bregdetare. Qëllimi ynë është të forcojmë aftësitë operacionale të kësaj shtëpie” tha ai./ Abcnews.al