Gjykata e Sarandës ka zhvilluar seancën për policin grek Marios Gogolos, i cili u ndalua nga policia ditën e djeshme me armë zjarri në makinën që po shoqëronte deputetin grek, Nikos Nikolopulos në Bularat. Për 33-vjeçarin grek, Gogolos Prokuroria e Sarandës ka kërkuar masën “Detyrim paraqitje”.
Sipas policisë efektivi grek Gogolos po shoqëronte deputetin Nikos Nikolopulos me rastin e ceremonisë përkujtimore të Kostandino Kacifas në Bularat teksa gjatë kontrollit policit i është gjetur një armë zjarri tip Pistoletë me 6 fishekë e padeklaruar në pikën kufitare./abcnews.al