Fluks pacientësh me Covid, spitalet japoneze drejt kolapsit

schedule09:33 - 12 Shtator, 2021

schedule 09:33 - 12 Shtator, 2021

Japonia së fundmi po përballet me një rritje të numrit të të infektuarve me Covid.

Mediat e huaja bëjnë me dije se administratat lokale në Japoni po kërkon zgjidhje për të rritur kapacitetet e shtretërve që janë pakësuar në spitale pas rasteve në rritje Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies ka mobilizuar bashkitë me thirrjen për të formuar qendra të përkohshme të trajtimit në bazë lokale.

Ndër të tjera bëhet me dije se administratat lokale po aplikojnë formula të ndryshme për të rritur kapacitetet e shtretërve në rajonet e tyre.

Në kuadër të kësaj në të paktën 25 prej 47 rajoneve, përfshirë edhe kryeqytetin Tokio janë ngritur qendra të përkohshme që do të sigurojnë mundësi trajtimi dhe strehimi për të prekurit me COVID-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!