Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sekuestrohen mbi 300 kg kanabis në Selanik, policia greke: Erdhi nga Shqipëria

schedule19:38 - 11 Shtator, 2021

schedule 19:38 - 11 Shtator, 2021

Gjatë një operacioni në Greqi janë sekuestruar 330 kilogramë kanabis që vinte nga Shqipëria. Një 51-vjeçar grek u arrestua në zonën e Amfilochia, i cili po transportonte sasinë e drogës me kamion në Selanik. Gjatë kontrollit u gjetën 14 çanta që përmbanin 128 pako drogë.

Policia greke deklaron se autori është një anëtar i rëndësishëm i një rrjeti të organizuar ndërkombëtar të importimit të sasive të mëdha të kanabisit nga Shqipëria në vendin fqinj. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar rrjetin e plotë të trafikut./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!