Shkelen afatet për ndërtimin e urës së Darëzezës, banorët: Nuk është bërë, do na kapë behari tjetër

schedule13:02 - 11 Shtator, 2021

schedule 13:02 - 11 Shtator, 2021

Vetëm 3 muaj pas shembjes dhe rivendosjes së urës provizore në Darëzezë, puna për urën e përhershme ka mbetur në vend numëro.

Investimi i qeverisë shqiptare ka nisur në muajin prill duhet të përfundonte në korrik, po kjo s’ka ndodhur, megjithë alarmin që shoqëroi shembjen e urës së përkohshme të ushtrisë

“Unë paguaj taksat dëmtoj makinën dhe kënaqësi është të bëj kapërcime”.

“Na bën përshtypje për keq dhe shpresojmë që ta mbyllin”, ka thënë një banor.

Nuk ka një sqarim se përse nuk janë mbyllur punimet, por burimet thonë se pengesë është bërë kolektori që shërben për vaditje. Prezenca e ujit në këtë kanal vetëm sa ka penguar punimet, se tokat e Darëzezës nuk janë vaditur pasi ai është i bllokuar.

“Janë kanalet papastruar, punon bujku duket si peshkatar”, ka thënë një tjetër.

Fondi Shqiptar I Zhvillimit ka kontraktuar për kryerjen e punimeve kompaninë Vëllezërit Hysa Shpk me një vlerë prej 32.900.000 lekë me tvsh.

Ura e re e Darëzezës pritet të zgjidhë problemin e banorëve, të cilët rrezikojnë të izolohen nga shembja e urës provizore. Kështu ndodhi disa muaj më parë kur një kamion i tonazhit të rëndë u rrëzua mbi urën e vjetër duke e shembur atë. Ura e Darëzezës u shemb gjatë përmbytjeve të Vjosës në vitin 2013. Që prej asaj kohe është zëvendësuar me ura të përkohshme të instaluara nga ushtria që kanë një kapacitet tonazhi të kufizuar./abcnews.al