Përjashtoi Berishën, Basha: M’u dyfishua dhimbja nga akuzat që ngriti ndaj meje, koha ilaçi më i mirë

schedule18:46 - 10 Shtator, 2021

schedule 18:46 - 10 Shtator, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se sot i është dyfishuar dhimbja e një nate më parë nga vendimi i vështirë, në momentin kur ka dëgjuar akuzat e Sali Berishës për një marrëveshje të fshehtë me Ramën. Basha tha se koha është ilaçi më i mirë, duke theksuar se PD nuk ka rrugë tjetër.

“Unë marr përgjegjësi të plotë për çdo betejë timen. Për sukseset e kësaj beteje. Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e dr. Berishës, për të cilin kam shprehur konsideratë mbrëmë dhe nuk i lëviz asnjë presje.

Dhimbja është dyfishuar sot nga gjuha e përdorur nga zoti Berisha. Uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë për t’u përqendruar në qëllimin kryesor për largimin e këtij regjimi. Tezat e kundërshtarit të vetëm Edi Rama i kam dëgjuar nga goja e tij. PD nuk ka rrugë tjetër përveçse e bashkuar t’i prijë kësaj beteje për Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh ai. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!