I ati kërkon t’i japë fund kujdestarisë por Britney s’e ka fituar ende lirinë e plotë

schedule16:13 - 10 Shtator, 2021

schedule 16:13 - 10 Shtator, 2021

Pasi babai i Britney Spears bëri kërkesë për t’i dhënë fund kujdestarisë 13-vjeçare të martën, avokati i saj shpalli fitoren. Por a ka përfunduar në të vërtetë beteja ligjore e këngëtares? Akoma jo. Seanca dëgjimore e ardhshme është planifikuar në 29 Shtator, ku do të merret në shqyrtim kërkesa e Jamie Spears për t’i dhënë fund kujdestarisë.

Britney Spears Wants Her Father Removed From Conservatorship ASAP – Deadline

Anëtarët e familjes mund të kundërshtojnë përfundimin e marrëveshjes por kjo duket e pamundur pasi Lynne Spears, nëna e këngëtares, deklaroi se Britney është në gjendje të kujdeset për veten e saj. Avokatët besojnë se gjykata ka të ngjarë të përfundojë marrëveshjen e kujdestarisë pasi ligji në Kaliforni nuk kërkon një vlerësim mjekësor për ta bërë këtë gjë.

Britney Spears' father petitions to end her conservatorship - CNN

Mathew Rosengart, avokati i Britney-t, e quajti kërkesën e Jamie për përfundimin e kujdestarisë një “fitore”. Gjatë verës, fituesja e çmimit Grammy tha gjatë dy dëshmive se donte të ngrinte padi kundër babait të saj duke e quajtur marrëveshjen abuzuese. Jamie ka shërbyer si kujdestar i së bijës që në vitin 2008.

Britney Spears Will Not Be Charged for Swatting Housekeeper's Phone -  Variety

Ai u tërhoq nga ky rol  në 2019, dhe ishte Jodi Montgomery, e cila u emërua kujdestare e përkohshme. Jamie ka pohuar se ka vepruar në interesin më të mirë të vajzës së tij. Një javë më parë, avokati i këngëtares ngriti akuza ndaj tij se po kërkon 2 milion dollarë për t’u tërhequr nga kujdestaria. Këngëtarja ende nuk ka komentuar publikisht për kërkesën e fundit të babait të saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!