Ish-kryeministri Sali Berisha, ashtu siç edhe e bëri të qartë mbrëmjen e së enjtes, ka mbërritur ditën e sotme në Parlament.
Në hyrje të Parlamentit, lideri historik i PD ka përshëndetur edhe një grup mbështetësish që e pritën me brohorima. Ndërsa mbërrinte në Kuvend, Berisha ka folur me tone të ashpra për Lulzim Bashën, duke thënë se ka bërë “pazare të fëlliquara me kryeministrin Edi Rama.
I shoqëruar nga Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka, Sali Berisha tha se nga sot nis beteja për të shpëtuar PD ndërsa bëri të ditur se lëvizja e tij e radhës do të jetë statutore. /abcnews.al/