Një nënë është ribashkuar me djalin e saj, të cilin e la në një qendër birësimi 33 vjet më pare.
Melanie Pressley kaloi më shumë se tre dekada duke u pyetur për djalin dhe e gjetu vetëm kur mori një test ADN-je nga “23andMe”, i cili sugjeroi një ngjashmëri gjenetike me të birin.
Pressley lindi Vosslerin më 1988 në moshën 18 vjeçare në Kantonin e Ohajos. Duke mos qenë në gjendje të kujdeset për të financiarisht, ajo gjeti një agjenci birësimi që më vonë do t’ia gjente një familje me dy prindër atij.
Gjithçka që kishte ishte një fotografi e vetme e djalit të saj të porsalindur që nga dita pas lindjes së tij.
Ndërsa Presley, pasi u bë baba vetë, zgjodhi të bënte një test ADN-je më 2018 për të mësuar rreth gjenetikës së tij. Brenda disa ditësh doli se testi i ADN-së përputhej me të Presleyt dhe Vosslerit si të afërm të mundshëm.
Të dy pas shkëmbimit të mesazheve, u takuan në qershor 2021./abcnews.al