“Basha vrau babain politik”, Berisha: Ndjej keqardhje për PD, mori goditjen fatale

schedule21:54 - 9 Shtator, 2021

schedule 21:54 - 9 Shtator, 2021

Ai që cilësohej si babai politik i Lulzim Bashës u përjashtua sot nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike nga vetë ai.  Por si e cilësoi Berisha këtë hap të Bashës?! Në një lidhje “Skyp” me Opinion, Berisha deklaroi se me vendimin e tij, Basha nuk ka vrarë atë, por vetë partinë.”

“Donald Lu dërgonte deputetë të tjerë të thoshte që Berisha ka dosjen e Bashës për lidhjen me rusët, Dosja nuk kishte asgjë. Asnjë dokument. Vinin deputetët tek unë më thonin, i keni ju. Denoncimi që i bëra projektit të Mitrovicës dhe ndarjes së Kosovës, denoncime të palëkundura të kapjes së drejtësisë. Ju e patë si reagoi kur unë denoncova në gjykatë Delina Ficon. Ky vendim e shndërron PD vetëm në një satelit të Ramës.

Basha ka marrë një vendim fatal. U ka shpëtuar sanksioneve, por PD ka marrë goditjen më fatale. Unë ndjej keqardhje për PD, për vrasjen e PD. Jo at-vrasje. Për ata që më njohin, kanë ABC-në e sovranitetit, e dinë që ai kreu vrasjen e PD. Unë do ndjek qasjen për risjelljen e sovranitetit në PD.

Nuk isha i papërgatitur. Nuk kam asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur në mbledhje dhe as nuk kam pyetur sepse unë kam ndjekur që nga data 19 e deri sot edhe kryetarin kur ai ka shprehur dëshirën që të angazhohej për të ndihmuar. Unë i kam thënë “Jo”. Nuk kërkoj ndihmë nga askush. Unë kërkoj vetëm transparencë. Çfarë kam bërë unë. Kam zgjedhur gjykatën si rruga më e drehtë për të bërë transparencën e çdo akuze që bazohej në informacione të Delina Ficos me shoqe. PD do ziejë fuqishëm”, tha Berisha. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!