Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Tetovë, ku 14 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka rënë në një spital.
Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi në një lidhje telefonike me gazetarin Endri Xhafon për emisionin Log. ka dhënë detaje në lidhje me tragjedinë që ka ndodhur në spital.
Arifi është shprehur se është e vështirë që të flasësh për atë që ka ndodhur në një kohë kaq të shkurtër ku dhimbja është e madhe.
“Unë kam qenë personalisht në Tetovë dhe jam informuar në lidhje me numrin e viktimave dhe të lënduarve si pasojë e zjarrit. Ndërkohë sa u përket hulumtimeve për shkaqet e kësaj tragjedie kjo është në dorë të prokurorëve, derisa të ketë një qëndrim zyrtar ne nuk mund të flasim për asnjë detaj. Autoritet janë ato që kanë në dorë të gjithë punën për të pasqyruar sa më parë ngjarjen. Në mbledhjen e qeverisë dhe vendet mike kanë ofruar ndihmën e tyre për zbardhjen e rastit.
Ky spital është një nga shumë spitalet, qendra mudulare, që janë ndërtuar në disa qendra në Maqedoni për shkak të numrit të lartë të të infektuarve, por sa i përket problemeve që mund të ketë pasur ndërtesa një gjë e tillë i takon që të flasin organet kopetente”, ka thënë ajo.
Ndërkohë në lidhje me zgjedhjet që do të zhvillohen në Maqedoni ajo është shprehur se në këto momente vëmendja është tek ngjarja dhe bashkohemi me dhimbjen e familjarëve./abcnews.al