31 viktima nga Covid-19 në Maqedoni, më i riu një 18-vjeçar

schedule19:00 - 9 Shtator, 2021

schedule 19:00 - 9 Shtator, 2021

Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë regjistruar 256 raste të reja nga COVID-19 nga 2778 testime që u kryen. Në po të njëjtën periudhë, janë shëruar 545 pacientë kurse kanë vdekur 31 persona.

Viktima më e re në moshë është një 18-vjeçar nga Gjevgjelia. Rastet aktive janë 13631. Mbrëmë Maqedonia u trondit pasi spitali COVID në Tetovë u përfshi nga flakët duke marrë jetën e 14 personave./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!