Lajme të mira për Milanin, Pioli rikuperon dy titullarë për ndeshjen ndaj Lazios

schedule19:03 - 9 Shtator, 2021

schedule 19:03 - 9 Shtator, 2021

Mesa duket tani nuk ka më dyshime. Zlatan Ibrahimovic dhe Franc Kessie do jenë të gatshëm për Stefano Piolin për ndeshjen e së dielës kundër Lazios.

Sulmuesi dhe mesfushori janë stërvitur me grupin në seancën e fundit stërvitore dhe të dy do kthehen në skuadër për ndeshjen e vështirë përballë Lazios. Kessie mund ta nisë titullar, ndërsa Ibrahimovic mund ta nisë nga stoli pasi tek Milani nuk duan të rrezikojnë me suedezin. Kessie është rikuperuar nga dëmtimi, ndërsa me Ibrën do tregohet kujdes pasi vjen nga një mungesë e gjatë dhe pas një operacioni.

Giroud është i infektuar me Covid, dhe Pioli pritet të aktivizojë njërin mes Rebic dhe Leoas titular në sulm. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!