Charlize Theron është një nga yjet më të mëdhenj të Hollywood-it. Me aktrimin e saj duke filluar nga një larmi filmash, ylli ruan një profil të ulët në jetën e saj në përgjithësi, një filozofi që ndoshta është rezultat i fëmijërisë së saj të vështirë dhe përvojës traumatike që pati me babanë. Aktorja fituese e çmimit Oscar, edhe pse ka pushtuar industrinë e filmit, nuk ëndërronte të bëhej aktore.
Në fakt, Theron nuk e kishte pasur kurrë në mendje faktin që do të bëhej aktore. Ajo ka treguar se ka qenë nëna e saj, e cila e ka shtyrë që të aktronte kur ishte ende e përfshirë në balet që në moshë të re. Nëna e saj, e cila e vizitoi atë në Nju Jork i sugjeroi që të shkonte në Los Angeles, për të aplikuar për filmat që po xhiroheshin në atë kohë.
“Unë isha një balerinë që kur isha katër vjeç dhe mendova se do ta bëja gjithmonë këtë. Unë u largova nga Afrika e Jugut në moshën 16 vjeçare dhe studiova jashtë vendit, duke punuar për të siguruar jetesën. Përfundova në Nju Jork dhe shpejt kuptova se karriera ime kishte mbaruar ndërsa gjunjët e mi më thanë lamtumirë. Dhe as nuk e kisha menduar planin B. “, tha aktorja. /abcnews.al